EKSPULS - Verifikim / Korrigjim   Fshirje të dhënash nga sistemi Schengen Information System (SIS)

Ka disa arsye pse ju mund të jeni regjistruar në Schengen Information System (SIS). Ju është lëshuar një vendim kthimi, që ju kërkon të largoheni nga BE/zona Shengen. Detyrimi juaj për t'u larguar do të regjistrohet në SIS derisa të largoheni nga BE/zona Shengen. Prandaj, është e rëndësishme që të regjistroni nisjen tuaj. Nëse nisja juaj nuk është regjistruar kur jeni larguar nga BE/zona Shengen, mund të paraqisni dokumentacionin për këtë. Detyrimi juaj për t'u larguar fshihet nga SIS vetëm kur nisja juaj është regjistruar. Juve ju është lëshuar një vendim dëbimi dhe një ndalim hyrje në BE/zonën Shengen Nëse ju është lëshuar një vendim dëbimi dhe një ndalim hyrje, letra juaj e vendimit tregon se per sa kohë zbatohet ndalimi i hyrjes. Në letrën e vendimit thuhet nëse ndalimi i hyrjes vlen për të gjithë zonën e BE/Shengenit, apo vetëm për 1 shtet Nëse ju është ndaluar hyrja në BE/zonën Shengen, ndalimi juaj i hyrjes do të regjistrohet në SIS. Nuk mund të hyni apo të qëndroni në BE/zonën Shengen gjatë periudhës kur ndalohet hyrja.